
Postuar: Shkurt 23, 2025 | 15:56
Arda Kurtulan pati një ditë për t’u harruar sot. Lojtari që ishte pjesë e Shpresave dhe kërkohet nga Maqedonia e Veriut, shënoi autogol në Superligën turke.
Kurtulan i dha golin e parë Alanjaspor, që po humbiste 0-2 ndaj Adana Demirspor. Më pas ishte Florent Hadërgjonaj, që solli barazimin.
Goli i përmbysjes së madhe erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt. Kështu i gjithë avantazhi i dy golave nga skuadra e Kurtulan në pjesën e parë, humbi vlerën në 45 minutat e dyta.
Autogoli i Arda Kurtulan: (VIDEO)
Goli i Florent Hadergjonaj: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
