
OpenAI tha ditën e Premte se ka filluar lançimin e Operator, platformën e saj të agjentëve AI që mund të kryejnë veprime në emër të përdoruesit, për abonentët e ChatGPT Pro në Australi, Brazil, Kanada, Indi, Japoni, Singapor, Korenë e Jugut, Britani dhe vende të tjera të botës.
OpenAI tha se Operator do të jetë i disponueshëm në pjesën më të madhe të vendeve kur ChatGPT është i disponueshëm me përjashtim të BE-së, Zvicrës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës.
Operator, lançuar në Janar në SHBA, është një prej mjeteve të agjentëve AI që mund të udhëzohen për të kryer veprime si rezervim biletash, restorantesh, përpilim raportesh apo për blerje në dyqanet online.
Mjeti aktualisht ofrohet vetëm për abonetët e planit 200 dollarësh ChatGPT Pro. Ju mund ta përdorni vetëm përmes uebsajtit të dedikuar dhe kompania thotë se do ta implementojë për të gjithë klientët e ChatGPT.
Operator funksionon në një dritare më vete për të kryer veprimet. /PCWorld Albanian