March 14, 2025
dsffdsdsfdfsfsdfdsdfs.jpg


Postuar: Shkurt 23, 2025 | 16:08

Humbja 2-1 përballë Komos e skuadrës së Napolit, ka bërë që tashmë në vendin e parë në renditjen e Serisë A të mbetet Interi i cili një natë më parë mundi Xhenoan. Një rrëshqitje e cila zbeh sezonin e Napolit, të Antonio Kontes, i cili pranoi se ekipi nuk ishte paraqitur në lartësinë e duhur në pjesën e dytë të sfidës.

antonio konte

“Është e pashmangshme që pjesa e dytë nuk më ka kënaqur, pas një pjese të parë shumë të mirë. Skuadra nuk u dorëzua pas autogolit, në pjesën e dytë hymë në fushë dhe praktikisht bëmë të kundërtën e asaj që kishim thënë në dhomat e zhveshjeve. Komo kishte më shumë uri se ne, të vjen shumë keq por padyshim duhet të mundohemi ët kuptojmë arsyen e kësaj rënie.

Çdo fitore duhet djersitur, sapo ngadalësojmë në aspektin e egërsisë, mund të ndodhë kjo. Faji im. Nuk e kuptova një ngadalësim në aspektin e vëmendjes dhe egërsisë. Duhet të punojmë shumë dhe të bëjmë më të mirën tonë. Mos harrojmë që në krahasim me Interin, kemi rikuperuar 40 pikë në krahasim me vitin e kaluar. Po bëjmë diçka të jashtëzakonshme, por duhet të mbajmë këtë grintë dhe egërsi edhe në vazhdim. Duhet të japim maksimumin nga këtu, deri në fund, nuk tolerohen humbjet. E urrej të mundem, ndaj deri në fund do të jem i vëmendshëm, duke e ditur që djemtë po bëjnë diçka të jashtëzakonshme”, ishin fjalët e Kontes pas humbjes së Napolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *