March 14, 2025
Bybit_id_7991010e-53a9-461a-a4bd.jpg


Çmimet e kriptomonedhave ranë ditën e Premte pasi bursa kripto Bytbit u hakua me 1.4 miliardë dollarë të vjedhura.

Më shumë se 1.4 miliardë dollarë ETH dhe stETH janë vjedhur dhe tërhequr nga Bybit ndërsa shumica e tyre u shitën përmes bursave të decentralizuara.

Bashkëthemeluesi i Bybit Ben Zhou konfirmoi sulmin përmes një postimi në X dhe tha se një transferim i planifikuar është manipuluar duke vjedhur fondet.

Ethereum ra me 3 përqind në 2,727 dollarë në këto momente që shkruajmë ndërsa Bybit në 98,091 dollarë. Përpara postimit të Zhou, hulumtuesi i sigurisë me pseudonimin ZachXBT shkruante në kanalin e tij në Telegram se dalje të dyshimta nga bursa Bybit ishin regjistruar dhe një burim i tij kishte konfirmuar për një incident sigurie.

ETH e vjedhura u ndanë mes 39 adresave të ndryshme ndërsa sulmuesi u përpoq të fshihte gjurmët e fondeve të vjedhura. Zhou siguroi konsumatorët se fondet e tyre janë të sigurta dhe Bybit do të mbulohen çdo humbje. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *