Ekipi i ekspertëve të AKSK dhe AKSHI kanë fituar sërish vendin e parë në Balkans Live-Fire Cybersecurity Exercise, duke tejkaluar ekipet e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Ky ushtrim tre-ditor, i organizuar në Tiranë nga CybExer Technologies dhe e-Governance Academy (eGA), sfidoi ekspertët në mbrojtjen e një infrastrukture të plotë IT ndaj sulmeve të simuluara nga një Red Team i specializuar.

Ky sukses vërteton edhe një herë përgatitjen dhe aftësinë e ekipit tonë në zbulimin, mbrojtjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve kibernetike në kohë reale. Shqipëria po ndërton një sistem të fortë mbrojtjeje kibernetike dhe ky rezultat është një dëshmi tjetër e përkushtimit të ekspertëve tanë! /SCAN
You may also like
-
Pas një pritjeje të gjatë X lançon platformën e re të komunikimit » PCWorld Albanian
-
Shijoni panoramën e plotë me televizorët Samsung Big Inch » PCWorld Albanian
-
Facebook mbyll aplikacionin desktop të Messenger » PCWorld Albanian
-
Si të bëni makinën tuaj të larjes më të shpejtë dhe më të qetë? » PCWorld Albanian
-
Apple lançon iOS 26.2 me përmirësime të Liquid Glass » PCWorld Albanian
