February 6, 2025
1546019.jpg


Totenhemi arriti një marrëveshje huazimi për sulmuesin e Francës U-21, Matis Til nga Bajerni i Mynihut me opsionin për ta blerë në fund të sezonit. 19-vjeçari i refuzoi fillimisht “Spërsat” në fillim të këtij muaji, por pas një bisede me trajnerin Ange Postekoglu, vendosi që të transferohej në veri të Londrës.

1546019

Til ka bërë 83 paraqitje për Bajernin që kur u bashkua nga klubi francez i Ren në vitin 2022, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë shtatë asiste. Totenhemi mundi Brentfordin 2-0 të dielën në “Gtech Community Stadium”, duke arritur fitoren e tyre të parë në kampionat në tetë ndeshje.

Skuadra e Ange Postekoglusë është në vendin e 14-të në tabelë, por është në 1/8-at e Ligës së Europës dhe në gjysmëfinalen e Kupës Karabao. Ata udhëtojnë në Liverpul të enjten, për të mbrojtur avantazhin 1-0 siguruar në ndeshjen e vajtjes.

GUEHI – Në një ditë aktive në merkato, Totenhemi tentoi të bënte edhe transferimin më të shtrenjtë në këtë merkato europiane, duke ofruar 70 milionë paund për kartonin e mbrojtësit të Kristal Palasit, Mark Guehi. Por rivalët e refuzuan atë.

Mbrojtësi i kombëtares angleze, i cili kishte tërhequr interes nga Njukasëlli në merkaton e verës, ka edhe 18 muaj kontratë me “Shqiponjat”.

Ai ka bërë 23 paraqitje dhe shënuar tre gola këtë sezon në Premier Ligë, ndërsa Kristal Palasi e shikon veten në vendin e 12-të në klasifikim, tre pikë përpara Totenhemit në vendin e 14-të. Oferta e Totenhemit për 24-vjeçarin ishte merre ose lëre dhe ata nuk kishin në plan që të ktheheshin me një ofertë të dytë të përmirësuar, për të testuar sërish rezistencën e Palasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *