Problemet në prapavijën e Bajern Mynih gjatë javëve të fundit hodhën idenë se ata do vërshonin në tregun e transferimeve për të përforcuar mbrojtjen, apo të gjenin një alternativë serioze në pozitën e Herri Kejn.
Nuk ndodhi kështu. Portieri Jonas Urbig është i vetmi në këtë merkato dimri, ndërsa Tom Bishof do jetë i gatshëm nga vera. Leverkusen u pa më aktive, duke siguruar Mario Hermoso, Emiliano Buendia dhe Alejo Sarko, të tre më formulë huazimi.
Dortmundi në këtë dritare transferimesh gjeti trajneri e ri, Niko Kovaç. Po ashtu verdhezinjtë firmosën edhe me Svenson, teksa u largua Malen drejt Aston Vilës. Surpriza më e madhe ishte Lajpcig, e cila firmosi përfundimisht me Ksavi Simons për 80 milionë euro nga PSG (50+30 milionë bonuse).
BAJERN MYNIH
Afrimet: Jonas Urbig (Këln), Tom Bishof (falas, Hofenhaim)
Largimet: Arijon Ibrahimoviç (huazim, Lacio), Frans Kracig (huazim, Haidenhaim), Til (huazim, Totenhem)
LEVERKUSEN
Afrimet: Mario Hermoso (i huazuar, Roma), Emiliano Buendia (i huazuar, Aston Vila), Alejo Sarko (i huazuar, Velez Sarsfield)
Largimet: Sadik Fofana (falas, Gracer AK)
DORTMUND
Afrimet: Daniel Svenson (huazim, Nordsjaeland), Niko Kovaç (trajner, transferim i lirë), Çukvuemeka (huazim, Çelsi)
Largimet: Nuri Shahin (trajner, i shkarkuar), Doniel Malen (Aston Vila), Sebastien Haler (huazim, Utreht)
LAJPCIG
Afrimet: Tidiam Gomis (Kaen), Kosta Nedeljkoviç (huazim, Aston Vila), Ksavi Simons (PSG), Ridle Baku (Volfsburg), Artur Vermeren (i përhershëm nga 1 korriku, Atletiko Madrid)
Largimet: Andre Silva (huazim, Verder), Eljif Elmas (huazim, Torino), Janik Eduardo (huazim, Emen).
PANORAMASPORT.AL