![elbasani-vllaznia.jpg](https://gazeta-telegram.com/wp-content/uploads/2025/02/elbasani-vllaznia.jpg)
Postuar: Shkurt 4, 2025 | 23:18
Elbasani-Vllaznia do të jetë një nga çiftet çerekfinale që do të përballen në Kupën e Shqipërisë. Dueli i parë që do të luhet në Elbasan ditën e mërkurë në orën 17:00, sheh përballë dy nga skuadrat protagoniste të këtij edicioni.
Verdheblutë kërkojnë “shpëtimin” e edicionit te trofeu i Kupës dhe shkodranët duan të ecin sa më larg edhe në këtë kompeticion. Elbasani, i rikthyer në elitë pas 10 vitesh, ka pretendime serioze dhe kërkon një kalim në kompeticionet europiane.
Tashmë rruga e vetme për ekipin e Gvozdenoviç mbetet nga Kupa. Por përballjet e këtij edicioni flasin në favor të shkodranëve në kampionat. Kjo pasi ndeshja e parë e luajtur mes dy skuadrave në Elbasan ka përfunduar me rezultatin 0-0.
Në fazën e dytë, kuqeblutë kanë triumfuar me rezultatin 1-2, ku fillimisht do të ishin elbasanasit, që do të kalonin në avantazh me Qaqin. Goli i mbrojtësit do të përmbysej më pas nga rrjetat e Dodajt dhe Çobës për kuqeblutë.
PANORAMASPORT.AL
![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)