Ka mberritur ne Tirane trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Trupi do te vendoset ne Kishën Ortodoske ne Tirane ku do te zhvillohen homazhe per nder te tij.
Ne ceremoni do te jete pranishem edhe Patriarku i Stambollit Bartolomeu; Patriarku i Jerusalemit Theofili; Patriarku i Bullgarisë Danil; Patriarku i Aleksandrise Theodore; Kryepeshkopi i Qipros Jorgos dhe Kryepeshkopi i Athinës Jeronimi.
Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Shërbesa e funeralit që zakonisht zgjat nga 40 minuta deri në 1 orë, në këtë rast është e paparashikueshme, për shkak se përveç Patriarkut të Kishës Ortodokse, pritet të marrin pjesë me fjalime edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ashtu edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Trupi i Kryepeshkopit Anastas do të prehet në kriptën brenda katedrales që ai vetë ishte nismëtari për ta ndërtuar. Nga Kisha e Shqipërisë është shpallur pesë ditë zie nga data 25 deri më 29 janar 2025.