January 30, 2025
GideZ8QXoAAf2Mn-1024x574-1.webp.webp


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka nisur vazhdën e takimeve me kryetarët e partive politike, para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sot, Hargreaves u takua me kryetarin e LVV-së, njëherësh edhe kryeministër Albin Kurti.

Ai u prit në takim nga Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri Hajrullah Çeku.

Pas takimit, Hargreaves u shpreh se bashkë me Kurtin dhe Bislimin folën rreth fushatës elektorale dhe rëndësinë e forcimit të institucioneve të pavarura në Kosovë.

Javën e kaluar, Hargreaves takoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, si dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinajn.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *