March 12, 2025
berisha-janullator.png


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos

“Sot, me nderim dhe respekt të veçantë, shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin e pavdekshëm të Fortlumturisë së tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale të Shqipërisë”, shkruan Berisha në mesazhin e publikuar në faqen tij në fecbook.

Të dashur miq!

Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos.

Sot, me nderim dhe respekt të veçantë, shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin e pavdekshëm të Fortlumturisë së tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Unë gjithashtu shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, Kishës Ortodokse Autoqefale dhe mbarë ortodoksëve të Shqipërisë dhe i lutem Zotit, së bashku me ta, që shpirti i ndritur i këtij shërbëtori të pakursyer të Kishës dhe Zotit të gjejë paqen e amshuar.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *