Presidenti Amerikan Donald Trump ditën e Enjte urdhëroi krijimin e një grupi ngarkuar me propozimin e baze rregullatore për asetet dixhitale dhe eksplorimin e krijimit të një rezerve kombëtare kriptomonedhash.
Kështu Trump përmbush premtimin e tij për të rregulluar kriptomonedhat në SHBA. Urdhri ekzekutiv i Trump gjithashtu kërkon që shërbimet bankare për kompanitë e kriptoaseteve të mbrohen dhe vjen si përgjigje e aludimeve të industrisë se janë bllokuar nga aksesi i shërbimeve bankare.
Urdhri gjithashtu ndalon krijimin e monedhave dixhitale të emetuara nga banka qendrore në SHBA të cilat mund të konkurrojnë me kriptomonedhat ekzistuese.
Në një tjetër veprim kyç të nxitur nga industria e kriptove, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së anuloi të enjten vonë udhëzimet e kontabilitetit që e kishin bërë shumë të kushtueshme për disa kompani të listuara në mbrojtjen e aseteve të kriptove në emër të palëve të treta. Industria e kriptove tha se udhëzimet kishin penguar adoptimin e aseteve dixhitale.
Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump kishte premtuar të bëhej “presidenti kripto” dhe të promovonte adoptimin e aseteve dixhitale. Qëndrimi i tij është plotësisht i kundërt me atë të Joe Biden i cili goditi rëndë industrinë dhe autoritetet rregullatorë të tij paditën Coinbase, Binance dhe disa emra të tjerë të shquar të industrisë.
Urdhri i së enjtes u brohorit nga industria e kriptove, e cila kishte shtyrë që administrata e re të dërgonte një sinjal të fortë mbështetjeje në ditët e para të Trump në detyrë.
Nëse zbatohet nga rregullatorët përkatës, urdhri i Trump ka potencialin për të shtyrë kriptovalutat në adoptim masiv, thanë ekspertët rregullatorë dhe kripto. Ai pason njoftimin e SEC të së martës se po krijonte një grup pune për të zhvilluar një politikë për kriptoasetet. /PCWorld Albanian