January 27, 2025
httpscloudfront-us-east-2.images-1024x599.jpg


Qeveria Kineze ka shitur afro 20 miliardë dollarë Bitcoin duke rritur presionin e shitjes për kriptomonedhën më të madhe në botë. Thesari Kinez shiti mbi 19.7 miliardë dollarë Bitcoin deri më 23 Janar sipas themeluesit dhe CEOs të firmës analitike CryptoQuant.

Asetet e konfiskuara nga PlusToken në 2019-ën, me shumë gjasa janë shitur në bursa si Huobi. Shitjet në shkallë të gjerë vinë ndërsa autoritetet Kineze konfiskuan 4.2 miliardë dollarë kriptomonedha nga skema ponzi Plustoken e cila çoi në arrestimin e 109 individëve gjer më sot.

Megjithatë Bitcoin qëndroi mbi 101 mijë dollarë më 23 Janar pavarësisht shitjes prej 20 miliardë dollarësh. Qëndrueshmëria e Bitcoin pjesërisht vjen edhe nga blerjet e firmës më të madhe në botë të menaxhimit të aseteve BlackRock, ku për pesë ditë me radhë ka blerë Bitcoin.

Më 21 Janar ETF-ja e BlackRock bleu 600 milionë dollarë Bitcoin dhe është blerja më e madhe e vitit sipas të dhënave të Arkham Intelligence.

/PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *