Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për një diskutim që pati me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Në platformën X, emisari evropian ka shkruar se ka diskutuar për të ardhmen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“E vlerësojë një bisedë konstruktive mbi zgjerimin e BE-së në dialogun tradicional të diplomacisë në Forumin Ekonomik Botëror për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.