March 12, 2025
Untitled-design-1-10.png


Kryetari i Këshillit Lokal Sofali, Enver Redenica, ka reaguar ashpër ndaj organizimit të një tubimi politik të LDK-së më 23 janar 2025 në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë. Sipas tij, një numër prindërish kanë njoftuar se fëmijët e tyre janë larguar nga klasat më herët për t’i lënë hapësirë tubimit politik, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve.

Redenica ka theksuar se fëmijët janë nxjerrë nga klasat në orën 16:55, një orë më herët se koha e planifikuar për t’u larguar, duke i ekspozuar ata ndaj kushteve të papërshtatshme dhe rrezikut nga qenët endacakë, pasi shumë prej tyre kanë pritur në oborrin e shkollës dhe në rrugë. Ai gjithashtu ka shprehur shqetësimin se shumë prindër nuk ishin informuar me kohë për këtë ndryshim të orarit dhe për këtë arsye nuk kishin mundësi të merrnin fëmijët e tyre në kohë.

Në reagimin e tij, Redenica ka kërkuar që organet përgjegjëse, sidomos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të ndërmarrin masa të menjëhershme për të siguruar që situata të tilla të mos përsëriten nga asnjë subjekt politik në të ardhmen.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *