January 26, 2025
1737727701648317.jpg

Procedura e Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, e njohur si IVF është funksionalizuar tashmë në Klinikëne Gjinekologjisë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Shërbim ky i cili deri tani nuk ka qenë në dispozicion për pacientet.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton të gjithë qytetarët se projekti e Frytnimit te Asistuar Mjekësor (IVF), po realizohet sipas Planit të Veprimit, e që është i ndarë në disa faza.

Sipas QKUK-së ka interesim të madh sa I përket këtij procesi dhe se deri tani janë konsultuar rreth 300 çifte. Ndërsa në muajin shkurt pritet të fillojë stimulimi I vezorëve tek rastet e para.

“Për shkak të interesimit të madh, fillimisht bëhet përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer reth 300 qifte. Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet para, dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF”, thuhet në njoftimin e QKUK-së..



BURIMI I LAJMIT

#Deri #tani #janë #konsultuar #rreth #çifte #për #IVF
#Deri #tani #janë #konsultuar #rreth #çifte #për #IVF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *