January 24, 2025
fomgy.webp.webp


Roma është tronditur nga AZ Alkmaar në rrethin e shtatë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.

Ndeshja nisi mirë për italianët, që rrezikuan disa herë portën e vendasve, por që nuk ishin të saktë.

Rasti i parë serioz në ndeshje u krijua në minutën e 41-të, ku Mexx Meerdink lëshoi një gjuajtja të fuqishme, por që topi shkoi mbi portë.

Paulo Dybala (49’) kishte një shans të artë shënimi, por që nuk ia doli ta konvertonte në gol.

Me kalimin e minutave, dy skuadrat nuk arritën të tregonin shumë, duke luajtur pa gola.

Por, në minutën e 80-të, Troy Parrott shënoi golin e fitores për AZ Alkmaar, ndërsa asistuesi ishte David Moller Wolfe.

Roma aktualisht ka vetëm nëntë pikë, ndërsa në rrethin e fundit përballet me Eintracht Frankfurtin.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *