January 24, 2025
Q1.jpg
Banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, regjisori Aldo Marku dhe këngëtarja Egli Tako, duket se kanë gjetur paqe mes tyre pas tensioneve të fundit në shtëpi.

Mëngjesi i së premtes ka nisur me një moment të ngrohtë mes tyre, kur dyshja u përqafuan në dhomën e gjumit.

Ky gjest pajtimi erdhi pas një sërë debatesh që Aldo dhe Egli, të njohur që nga jashtë, kanë pasur kohët e fundit brenda shtëpisë së famshme.

Përqafimi u iniciua si një shenjë ndjese nga Egli, dhe më pas u pranua nga Aldo, duke shënuar kështu një hap drejt rivendosjes së qetësisë mes tyre.

Megjithatë, situata mes dyshes duket komplekse, pasi Egli ka krijuar një lidhje të re brenda shtëpisë me një tjetër banor, Gjestin.


 

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *