March 12, 2025
1111REDAKT.Rinasi-kryeson-fluturimet-Shkupi-nga-fundi.jpg


Me mbi 4 milionë pasagjerë në 2024, para Shkupit është edhe aeroporti i Prishtinës, që ka vëllim të punës ngjashëm me aeroportin e Zagrebit. Tirana me shifrat e saja është edhe para Aeroportit të Beogradit me 8 milionë pasagjerë

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 24 janar – Aeroporti i Rinasit në Tiranë vitin e kaluar ka pasur mbi 10 milionë pasagjerë, apo tre herë më shumë se Aeroporti i Shkupit. Vitin e kaluar, nga Shkupi kanë fluturuar 2.954.568 pasagjerë që është për 71 mijë pasagjerë më shumë në raport me vitin paraprak. Me mbi 4 milionë pasagjerë në 2024, para Shkupit është edhe aeroporti i Prishtinës, që ka vëllim të punës ngjashëm me aeroportin e Zagrebit. Tirana me shifrat e saja është edhe para Aeroportit të Beogradit me 8 milionë pasagjerë.

Destinacionet më të shpeshta nga Aeroporti i Shkupit ishin Stambolli, pasuar nga qytetet zvicerane të Bazelit dhe Cyrihut, të ndjekur nga qytetet gjermane Frankfurt dhe Dortmund, si dhe kryeqyteti austriak i Vjenës. Dhjetë destinacionet kryesore përmbyllen nga Mynihu, Antalia, Hamburgu dhe Këlni. Situata është pak më ndryshe për Ohrin, ku Stambolli nuk është në krye, por Malmo dhe Amsterdam, të cilët janë në vendin e pestë dhe të shtatë. Vendin e parë e mban Bazeli, i ndjekur nga Vjena dhe Dortmundi. TAV Airports, grupi ndërkombëtar me seli në Stamboll, njoftoi se po përgatit një masterplan për zhvillimin e dy aeroporteve vendore. Masterplani, i cili thuhet se po përgatitet intensivisht me mbështetjen e pronarit shumicë të TAV Airports, ADP franceze, pritej të jetë gati deri në  fund të këtij viti, ku parashikohej  koncesionari TAV Macedonia, si filial  e TAV Airports, t’ia prezantojë planin Qeverisë së Maqedonisë.

Nga TAV theksojnë se kanë sjellur linja ajrore të reja dhe kryesore në treg, hapën mbi 40 destinacione të reja dhe rritëm numrin e pasagjerëve me pothuajse pesë herë – nga rreth 640.000 pasagjerë në dy aeroportet në 2009 – në 3.1 milion pasagjerë në 2023. Përkundër të gjitha pengesave përfshi edhe Covid,  nuk kemi pushuar së punuari me entuziazëm dhe këmbëngulje me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm të aeroporteve të Maqedonisë dhe rrjedhimisht të ekonomisë maqedonase, si dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë . Qëllimi është që të zhvillohet më tej aeroportet në vend, dhe që aeroportet e Shkupit dhe Ohrit t’i bëjmë qendra rajonale të aviacionit, konkurrues me aeroportet e tjera në rajon, thonë  nga TAV.

Në ndërkohë, mërgimtarët nga Shqipëria me mbi një milion vetëm në Greqi dhe Shqipëri, pushimet jashtë, shfrytëzimi i Rinasit nga pasagjerët nga shtetet fqinje,  por edhe turistët e huaj, kanë rritur ndjeshëm numrin e fluturimeve nga Rinasi me rreth 35% vitin e shkuar.

Në total, në Aeroportin e Rinasit u kryen 68 mijë e 300 fluturime. Destinacionet më të spikatura mbetën kryesisht qytetet italiane si Roma, Milano dhe Bergamo, por nuk mbetën pas as Madridi, Vjena apo Stokholmi, që kishte regjistruar një rritje prej 170% të fluturimeve me Rinasin.

“Nëse më përpara fluturimet kanë qënë të fokusuara drejt qyteteve të mëdha, tani ka ndryshuar shtrirja gjeografike e fluturimeve si pasojë e konkurrencës mes kompanive ‘lou-cost’ duke krijuar linja të reja direkte me qytete që kanë patur rritje të numrit të fluturimeve nga Rinasi”, shprehet Besnik Vathi, punonjës turistik. Zhvlerësimi i euros gjatë vitit 2024 dhe biletat “lou-cost” gjithnjë e më joshëse për shqiptarët kanë bërë që, sipas INSTAT, të numërohen deri në 6.43 milionë dalje të shtetasve shqiptarë për pushime, kryesisht gjatë muajve të verës, apo dhe për qëllime të tjera. Sipas të dhënave nga Aeroporti i Rinasit, janë regjistruar rreth 10.7 milionë hyrje në Shqipëri përmes transportit ajror, duke zënë rreth 90% të totalit të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë gjatë vitit të shkuar. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *