Postuar: Janar 22, 2025 | 21:27
Në sfidat direkt me Partizanin, Dinamo është me minus për momentin, pasi ka një barazim dhe një humbje.
Me formulën e Superiores, nëse dy skuadrat e mbyllin kampionatin e rregullt me pikë të barabarta, siç janë në këtë moment, favorizohet ajo që ka bilanc më të mirë në ndeshjet direkt, kështu që bluve u duhet ta ndryshojnë diçka në raport me të kuqtë, ndoshta që këtë fundjavë. Interesant është fakti se përveç Partizanit, e vetmja skuadër që Dinamo nuk e ka mundur në kampionat, është Bylisi.
Madje me këtë kundërshtar, bilanci është më negativ, me 2 humbje dhe 1 barazim. Duket sikur “Nëndetësja” ka “alergji” nga e kuqja, pasi dy skuadrat e vetme që nuk ka arritur t’i mundë deri tani e kanë fanellën me ngjyrë të kuqe.
Në anën tjetër, bilancin më pozitiv Dinamo e ka me Elbasanin, që e ka mundur 3 herë në po kaq ndeshje. Nga rivalët e “Final 4”, bluve u ka ecur më shumë me Vllazninë, me 2 fitore në po kaq ndeshje.
PANORAMASPORT.AL