January 24, 2025
Screenshot_20250120_202759_Gallery-scaled.jpg


Pakti mes PS dhe PD i arritur në muajin korrik ngriti shumë pikëpyetje sesa deputetë do të jenë si preferencë e kryetarëve të partive dhe sa e qytetarëve. Kësaj dileme i ka dhënë fund kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi, që ka bërë një llogaritje të ndarjes së mandateve me listë të hapur e të mbyllur për 12 qarqet e vendit tonë.

Sipas formulës që do të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit 2025, 46 deputetët e parë të çdo partie politike do të jenë në listën e mbyllur, ku renditjen e ka caktuar kryetari. Vetëm partitë që arrijnë të marrin mandate që tejkalon listën e mbyllur, mund të dërgojnë në parlament deputetë, që janë përzgjedhje e qytetarëve.

 

Celibashi2

Për këto zgjedhje të pranverës, partitë duhet të zgjedhin 186 kandidatë, pasi edhe pse garohet për 140 ulëse në Kuvend, ndarja e listës së kandidatëve në dy pjesë (njëra që është e fiksuar e tjetra e hapur) i vë subjektet garuese nën detyrimin që të deklarojnë më tepër emra.

Sipas projekt-vendimit të KQZ, partitë politike parashikohet që të paraqesin një listë të ndarë në dy pjesë, ku 46 kandidatë do jenë në listë të mbyllur, kurse 140 në listën e hapur, ku garohet për secilën votë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *