January 24, 2025
REDAKT.Bashke-per-mbrojtjen-e-mjedisitt.jpg


“Problemi me mbetjet komunale është problem global që kërkon një qasje më të kujdesshme dhe serioze për të arritur një menaxhim të kënaqshëm. Projekti në fjalë do të përfshijë edhe asistencë me automjete të specializuara për shërbimin e zjarrfikësve të Komunës së Dibrës, me çka do të pasurohet parku i automjeteve i këtij shërbimi. U bë hapi i parë në drejtim për të fituar këtë projekt”, ka thënë Duka

Vjollca SADIKU

Dibër, 22 janar – Problemet në sferën e mjedisit jetësor në rajonin më perëndimor të vendit ku janë komunat Dibër dhe Mavrovë dhe Rostushë mund të tejkalohen vetëm nëse të njëjtat trajtohen dhe ndërmerren aktivitete të përbashkëta nga ana e të dyja komunave. Dy komunat kanë bukuri të shumta natyrore të pasura me ujëra dhe gjelbërime, por të njëjtat nuk mbrohen sa duhet. Kjo, mes tjerash është theksuar në takimin që patën në Rostushë, përfaqësues të Dibrës dhe komunës rurale Mavrovë dhe Rostushë, të kryesuar nga kryetarët Hekuran Duka dhe Medat Kurtovski.

Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, ka informuar se takimi ka qenë shumë i rëndësishëm dhe domethënës. “Takimi ka të bëjë me një projekt kapital të përbashkët ndërkomunal nga fusha e ekologjisë dhe menaxhimit me mbeturinat komunale. Problemi me mbetjet komunale është problem global që kërkon një qasje më të kujdesshme dhe serioze për të arritur një menaxhim të kënaqshëm. Projekti në fjalë do të përfshijë edhe asistencë me automjete të specializuara për shërbimin e zjarrfikësve të Komunës së Dibrës, me çka do të pasurohet parku i automjeteve i këtij shërbimi. U bë hapi i parë në drejtim për të fituar këtë projekt”, ka thënë Duka. Ai ka informuar se mjedisi jetësor i Dibrës dhe rajonit më të gjerë ka rëndësinë e saj, prandaj në këtë sferë duhet të ketë një angazhim të përbashkët të komunave të këtij rajoni.

Kryetari i Mavrovë – Rostushës, Medat Kurtovski, po ashu është i mendimit se rajonit i duhet një projekt shumë serioz për të tejkaluar problemet në sferën e ekologjisë.

“Projekti për një Radikë të pastër që ka filluar shumë vite më parë, nuk ka përfunduar. Jemi të mendimit se duhet që projekti të vazhdojë dhe të përfundojë, meqë kanë ngelur shumë mjete financiare pa u shfrytëzuar. Me këto mjete mund të tejkalohen problemet me ndotjet që janë prezente tek ujërat e sidomos në lumin Radikë, që pastaj ndot edhe ujërat e tjerë në rajon”, tha Kurtovski, ndërsa shtoi se problemet në sferën e ekologjisë duhet të trajtohen së bashku nga dy komunat.

Edhe pse ka aksione të shumta për pastrimin e mbeturinave përreth lumit Radikë dhe liqenit të Dibrës, mbeturinat të cilët vijojnë nga fshatrat e rajonit të Rekës së Poshtme po përfundojnë në Radikë dhe ndotin edhe liqenin e Dibrës. Aksione të shumta ka edhe Komuna Dibër, por mbeturinat që vijnë nga komuna Mavrovë – Rostushë përfundojnë në territorin e Komunës Dibër. Komuna Dibër ka dhënë drite jeshile që nga Mavrova dhe Rostusha, të deponohen në deponinë e Dibrës mbeturinat, që menaxhohet nga ndërmarrja komunale “Standardi”, me qëllim që ata mbeturina të mos përfundojnë në ujërat e Radikës.

Edhe sektori qytetar nga të dyja komunat vlerëson se problemi në fjalë mund të tejkalohet vetëm nëse të dy komunat realizojnë projekt të përbashkët në sferën e mjedisit jetësor. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *