January 24, 2025
685546-gRgCZksKlD.webp.webp


Atalanta i ka dhënë fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat, duke shënuar një fitore bindëse 4-0 ndaj Sturm Graz, ndërsa Monaco ka triumfuar ngushtë 1-0 ndaj Aston Villa, duke forcuar shanset për kualifikim automatik në fazën e 1/16 të Champions League. 

Në Bergamo, Mateo Retegui është treguar vendimtar që në fillim, duke shënuar pas një pasimi të saktë nga Davide Zappacosta.

Pjesa e parë është dominuar plotësisht nga Atalanta, me Zappacosta që ka qenë afër të dyfishonte epërsinë.

Në pjesën e dytë, ekipi italian ka vazhduar me iniciativë. Sead Kolasinac ka pasur një mundësi të artë, por portieri i Sturm Graz, Kjell Scherpen, ka arritur për ta devijuar topin. Një gol i Charles De Ketelaere është anuluar për pozicion jashtë loje, ndërsa Juan Cuadrado, i aktivizuar nga stoli, e ka goditur shtyllën.

Pas disa tentativave të tjera të mohuara nga Scherpen, Mario Pasalic e ka dyfishuar epërsinë për Atalanta, pasi ka përfituar nga një asistim i Cuadrado. Më pas, De Ketelaere e ka gjetur rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e tretë. Edhe pse një tjetër gol i Zappacosta është anuluar për pozicion jashtë loje, Ademola Lookman ka realizuar me kokë pak para kohës shtesë. Për ta vulosur fitoren, Marco Brescianini ka shënuar golin e katërt, duke përfituar nga një top i kthyer në zonë.

Në ndeshjen tjetër, Wilfried Singo ishte heroi i  Monaco. Pas një goditjeje këndi në fillim të takimit, Thilo Kehrer e ka provuar me kokë, por Emiliano Martínez e ka ndaluar, ndërsa Singo ka reaguar më shpejt dhe e ka shënuar golin e vetëm të takimit.

Skuadra angleze ka pasur disa raste për të barazuar, por pa sukses.

Të dy këto ndeshje janë zhvilluar me fillim nga ora 18:00, ndërsa nga ora 21:00 fillojnë edhe shtatë ndeshje të tjera. 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *