January 24, 2025
ali_ahmeti.jpg


Vendimi i djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik për ta degraduar pozicionin e gjuhës shqipe në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, nga gjuhë e detyrueshme zyrtare në gjuhë me kërkesë të palës përfituese, është skandaloz, antikushtetues dhe në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Kështu ka reaguar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas miratimit të djeshëm të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, e ku licenca edhe në gjuhën shqipe, nga dygjuhësore, për shqiptarët është bërë vullnetare – me kërkesë të aplikuesit.

Reagimi i plotë i Ali Ahmetit:

Vendimi i djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik për ta degraduar pozicionin e gjuhës shqipe në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, nga gjuhë e detyrueshme zyrtare në gjuhë me kërkesë të palës përfituese, është skandaloz, antikushtetues dhe në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Ky hap është vazhdimësi e rrënimit sistematik të Marrëveshjes së Ohrit dhe për ne ky vendim është i papranueshëm. Kjo zgjidhje përfaqëson një hap prapa në përpjekjet tona për barazi dhe drejtësi. Shqiptarët nuk do të pranojnë asnjë tentativë për të cenuar të drejtat e garantuara dhe për të kthyer vendin drejt ndarjeve të së shkuarës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *