
Gjatë ditës së djshme Donad Trump u inaguruar si president i 47-të i Shteteve të Bashkura të Amerikës.
Prezente në inagurim nuk ishte e para e vendit, Vjosa Osmani.
Lidhur me këtë ka folur vetë Osmani.
Osmani, ka deklaruar se ka qenë e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, por që ka deleguar ambasadorë “siç kanë bërë liderë tjerë botëror”
Osmani ka thënë se në këtë ceremoni krahas ambasadorit të Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, pjesëmarrës kanë qenë edhe Rejhan Vuniqi, këshilltare e Osmanit për politikë të jashtme.
“Siç ju kam informuar, në këtë ceremoni kam qenë e ftuar nga anëtarë të Kongresit dhe të Senatit. Meqenëse shumica dërmuese e shteteve siç keni mundur ta shihni dje sa i përket liderëve shtetëror që janë udhëheqësesh shtetesh janë përfaqësuar nga ambasadorët, të njëjtin model protokollar e kemi zbatuar edhe ne. Unë kam dërguar një delegacion Presidencial të udhëhequr nga shefja ime e stafit dhe këshilltarja për politikë të jashtme. Të shoqëruara nga ambasadori ynë në ShBA, Ilir Dugolli, kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet inauguruese e të cilat në fakt akoma po vazhdojnë, përfshirë takime të ekipit që unë e kam deleguar dhe sapo të përfundojnë të gjitha takimet e tyre, ne do të lëshojmë një komunikatë ku do ta informojmë publikun për të gjitha këto takime”, ka thënë Osmani.
E para e shtetit nguroi të flasë edhe për fushatën elektorale në vend. Sipas saj, institucioni që ajo e drejton nuk merret me fushatë.