January 17, 2025
Redoni.png


Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redon Berani, ishte sot i ftuar në studion e “Wake Up”, ku ndau detaje mbi eksperiencën e tij në reality show, ndryshimet në jetën personale dhe artistike, si dhe reflektimet mbi lojën dhe banorët.

I pyetur për ndikimin e daljes nga shtëpia, Redoni u shpreh:
“Jeta ime ka ndryshuar pafund. Kam marrë shumë mesazhe pozitive dhe angazhime artistike. Tani jam më i qetë dhe po e shoh lojën nga jashtë, gjë që është më bukur. Brenda ishte lojë nervash dhe presioni ishte i madh. Të qenit me nënën time aty e bëri eksperiencën më të veçantë, por edhe më sfiduese. Të isha vetëm, do e kisha menaxhuar ndryshe.”

Redoni foli për daljen e mamasë së tij, këngëtares së njohur Gili, dhe ndikimin e saj në lojën e tij:
“Ajo u lirua pak pas daljes. Ishte stres për të dy. Duke qenë se ajo është një figurë me 30 vite karrierë, duhej të ruhesha shumë. Unë jam tip i qetë, por dinamikat në shtëpi ishin të vështira për t’u përballuar.”

I pyetur nëse do të konsideronte një rikthim në shtëpi, Redoni u përgjigj:
“Njerëzit që kam afër ishin arsyeja e vendimit tim për të dalë. Të rikthehesha tani nuk do ishte e drejtë. Ndoshta do hyja vetëm, me synimet e mia, por jo me Gilin. Ajo përballje mes G-Banit dhe Gjestit, kur tha ‘të fala mamit e motrës’, ishte shumë e rëndë. E përfytyrova sikur isha unë në vend të tij dhe më erdhi keq për Gjestin. Bravo për durimin e tij. Jeta e ka kalitur shumë dhe i duhet asaj shtëpie për gjallërinë që sjell.”





Burimi i Lajmit
#Redon #flet #për #Gjestin #dhe #zbulon #nëse #rikthehej #në #Big #Brother #VIP
#showbiz #bigbrothervip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *