January 16, 2025
Shendetesi.png

Specializanti Jetmir Kastrati edhe një vit e merr titullin specialist i Anestezionit me Mjekim Intensiv, i cili e zgjodhi këtë lëmi në kohën e pandemisë, atëherë kur u vërejt dukshëm mungesa e këtij profili në vend.

Kastrati dhe 30 të tjerë pas një kohë të gjatë mungese të konkurseve, do t’i shtohen sistemit shëndetësor vitin e ardhshëm, si anesteziologë, raporton Klan Kosova.

Derisa kryetarja e Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës, Agreta Gecaj-Gashi thekson se ky numër do e zbusë situatën ani se nuk do t’i plotësojë të gjitha nevojat, ku sipas saj, një pjesë e tyre duhet të shërbejnë në spitale rajonale, meqë në këto të fundit gjendja është shumë më e rëndë.

Në spitalin e Vushtrrisë është vetëm një anesteziolog.

Aktualisht janë 64 mjekë të rinj që po shkollohen për t’u bërë specialistë.

Specializantët vlerësojnë se QKUK-ja ofron kushte të mira sa i përket specializimit.

Tani për tani, në krejt sektorin publik shërbejnë vetëm 45 anesteziologë.



BURIMI I LAJMIT

#Vitin #ardhshëm #sistemin #shëndetësor #shtohen #anesteziologë
#Vitin #ardhshëm #sistemin #shëndetësor #shtohen #anesteziologë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *