January 17, 2025
TAREMI.jpg


Interi i Simone Inzagit nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi kundër Bolonjës, duke hedhur kështu një hap fals në javën e 19-të të Serisë A.  

 

sdffdsfdssdfsfdsfdsfd

Skuadra e Italianos shënoi e para në minutën e 15-të me Kastron, ndërkohë që zikaltërit përmbysën po në pjesën e parë me Dumfris dhe Lautaro Martinez në minutat 19 dhe 45+1.  

Ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, ishin miqtë ata që rrëmbyen skenën duke shënuar me Holm për 2-2. Ishte ky goli që “vulosi” sfidën në shifrat 2 me 2. 

Ky ishte barazimi i pestë i Interit në 19 ndeshje të luajtura. Diferenca tani me Napolin e vendit të parë është 3 pikë, me skuadrën e Inzagit që ka një ndeshje më pak.  

Për sa i përket Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar u aktivizua titullar, teksa qëndroi në fushë deri në minutën e 70-të, ku më pas u zëvendësua nga Fratezi. Duelin e radhës Interi do e luajë në shtëpi ndaj Empolit.  

FT: INTER-BOLONJA 2-2

Dumfris 19′, Lautaro 45+1′ / Kastro 15′, Holm 64′

GOLI I HOLM: VIDEO 

GOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO 

PRITJA SHPËTIMTARE E ZOMER: VIDEO 

GOLI I DUMFRIS: VIDEO 

GOLI I KASTROS: VIDEO 

SHTYLLA E BOLONJËS: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Zomer; Darmian, De Vraj, Bastoni; Dumfris, Barela, Asllani, Zielinski, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi

BOLONJA (4-2-3-1): Skorupski; Holm, Beukema, Kazale, Likogiannis; Moro, Frojler; Orsolini, Odgard, Ndoj; Kastro.
Trajner: Vinçenco Italiano

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *