Firmat Kineze vijojnë të lançojnë modele AI që rivalizojnë sistemet e zhvilluara nga OpenAI dhe kompanitë e tjera Amerikane.
Kësaj jave, MiniMax, një startup i mbështetur nga Alibaba dhe Tencent që ka ngritur mbi 850 milionë dollarë investime dhe vlerësohet me 2.5 miliardë dollarë lançoi tre modele të reja: MiniMax-Text-01, MiniMax-VL-01, and T2A-01-HD.
MiniMax-Text-01 është model vetëm me tekst, ndërsa MiniMax-VL-01 mund të kuptojë imazhet dhe tekstin. T2A-01-HD nga ana tjetër gjeneron audio.
MiniMax pretendon se MiniMax-Text-01, që ka 456 miliardë parametra, performon më mirë sesa modelet e lançuara së fundi nga Google si Gemini 2.0 Flash në testimet MMLU dhe SimpleQA të cilat provojnë aftësinë e një modeli për tu përgjigjur problemeve matematikore. MiniMax-Text-01 ka një dritare të madhe konteksti prej 4 milionë tokenë.
Parametrat përfaqësojnë fuqinë e modelit për të zgjidhur probleme dhe modelet me më shumë parametra zakonisht performojnë më mirë.
Sa i takon MiniMax-VL-01, startupi thotë se rivalizon Claude 3.5 Sonnet në ChartQA. Megjithatë nuk arrin ende të sfidojë. Gemini 2.0 Flash në shumicën e testimeve grafike dhe diagrame. GPT-4o dhe modeli me burim të hapur InternVL2.5 janë më performantë.
Së fundi MiniMax-T2A-01-HD është gjenerues i të folurës. Ai mund të prodhojë zë sintetik me ton dhe theks në 17 gjuhë të ndryshme, përfshirë Anglishten dhe gjuhën Kineze. Për këtë model MiniMax nuk postoi rezultate krahasuese.
MiniMax u themelua në 2021 nga ish punonjës të SenseTime, një prej firmave AI më të mëdha në Kinë. /PCWorld Albanian