January 16, 2025
3aec2790-d334-11ef-bd1d-12baac97.jpg


Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë lëshuar një paralajmërim ndaj Koresë së Veriut të cilët në mënyrë aktive dhe agresive ka vënë në shënjestër industrinë e kriptomonedhave.

Përmes një deklarate të përbashkët vendet thanë se grupet e hakerave të lidhur me qeverinë e Koresë së Veriut kanë kryer krime të shumta kibernetike duke vjedhur kriptomonedha.

Këta aktorë të këqinj, përfshirë grupin e hakëreve Lazarus, që SHBA-ja beson se ka kryer sulme kibernetike që prej 2009, ka bërë shënjestër të saj bursat e kriptomonedhave, portofolët dhe përdoruesit individualë. Vetëm në 2024 sipas deklaratës kanë vjedhur 659 milionë dollarë.

Ata kanë përdorur sulme të sofistikuara të inxhinierisë sociale për të infiltruar sistemet që kanë vënë në shënjestër. Madje ata kanë arritur të godasin sektorin privat duke u sjellë si punonjës IT freelance.

Në 2022, SHBA publikoi disa udhëzime për të identifikuar punonjësit e maskuar të Koresë së Veriut të cilët kyçen me disa adresa të ndryshme IP, transferojnë paratë në banka në Kinë dhe kërkojnë pagesa në kripto.

Në momentin që hakerët infiltrojnë sistemet, zakonisht instalojnë maluerë si regjistruesit e butonave të shtypur në tastierë dhe mjete të kontrollit nga distanca. Kështu ata vjedhur kredencialet dhe si rezultat fondet e viktimave.

Në 2022 një raport i Kombeve të Bashkuara zbuloi se Koreja e Veriut përdorte paratë e vjedhura për të financuar programin e saj nuklear. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *