January 15, 2025
windows10.jpg


Përditësimi KB5048239 për Windows 10 – që debutoi më 12 Nëntor të 2024 për të përmirësuar Windows Recovery Environment – po shkakton probleme për përdoruesit.

Kushdo që përpiqet të instalojë përditësimin, ngec në një cikël. Përdoruesit thonë se pasi përditësimi instalohet, i njëjti përditësim vijon të ofrohet për instalim.

Kjo përsëritet në mënyrë të vazhdueshme. Mjete të tjera si Windows Event Viewer e tregojnë përditësimin si të instaluar në mënyrë të suksesshme.

Raportime të ngjashme mund të gjenden në forumet zyrtare të Microsoft ku përdoruesit e përshkruajnë problemin si të njëjtin në disa sisteme të ndryshme.

Aktualisht shkaku i vërtetë i problemit mbetet i paqartë ndërsa zgjidhje si rindezja e kompjuterit nuk kanë asnjë efekt. Microsoft ende nuk ka komentuar rastin dhe duke qenë se kemi të bëjmë me një përditësim sigurie, injorimi i tij nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme.

/PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *