E ardhmja e Jamal Musiala po merr trajta të ndryshme çdo ditë që kalon, duke mos pasur një destinacion të sigurt se ku do e shohim sezonin e ardhshëm. Bayern Munchen e ka shprehur shpesh dëshirën për ta mbajtur në gjirin e tyre talentin 21-vjeçar.
Por vendimi i fundit nga pala e Musialës, pra kërkesa për klauzolë lirimi prej 175 milionë euro në kontratën e re, është sinjal i qartë se aventura në Mynih ka edhe pak muaj apo vite të mbetura. Por përse e ka kërkuar Xhamal kluzolën e lirimit? Kjo është pyetje që po gumëzhinë në mediat sportive të Gjermanisë dhe më gjerë.
Kryeredaktori i “SPORT1” Shtefan Kumberger në podkastin “Die Bayern-Woche” i ka dhënë përgjigje “enigmës” së mësipërme. Sipas tij, qëllimi i vetë deklaruar nga “Bambi” për të fituar “Topin e Artë” në të ardhmen, shton ambicien që ai të aspirojë largimin nga bavarezët. Po sipas Kumberger, Reali Madrid është ëndrra e Musialës dhe skuadra ku i ka të gjitha shanset për të fituar çmime individuale të kalibrit botërorë. Kjo skemë bënë sens, pasi i qëndron në linjë të saktë asaj ç’ka ka pohuar Xhamal, dëshirën në lidhje me “Topin e Artë” dhe ndryshimin e ambientit në një moment të dytë, ndonëse nuk ka dhënë emër ekipi specifik.
Në plan të parë analizohet shumë e vështirë që klubi më i titullar në Gjermani të heq dorë kaq letë prej 21-vjeçarit, i cili i ka dhënë sinjale të qarta se ka një të ardhme të ndritur. Për buxhetin e Realit, klauzola 175 milionë euro nuk do rezulton e pakapërcyeshme.
The post Nga Gjermania zbulojnë planin e Musialës, do vetëm Realin appeared first on KosovaNews.