Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, së bashku me disa kolegë të tjerë demokratë, kanë qenë pjesë e takimeve në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mediu shprehet se gjatë takimit ka folur për situatën në Shqipëri përballë deputetëve të grupit konservator të ECR.
“Vura në dukje problemet e mëdha që ka Shqipëria me shkatërrimin e sistemit kushtetues, krimit të organizuar dhe korrupsionit, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimin e drejtësisë si një armë politike kundër opozitës”, thotë ai.
Postimi i plotë
Parlamenti Europian Bruksel
Në ditën e dytë të takimeve në Parlamentin Europian pata kënaqësinë të flisja për situatën në Shqipëri përballë deputetëve të grupit konservator të ECR. Vura në dukje problemet e mëdha që ka Shqipëria me shkatërrimin e sistemit kushtetues, krimit të organizuar dhe korrupsionit, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimin e drejtësisë si një armë politike kundër opozitës.