January 23, 2025
OQBKR6EDPROK5FQH5A36KV4FOU.jpg


Banka e orientuar drejt kriptomonedhave Sygnum siguroi një vlerësim prej 1 miliardë dollarësh pasi ngriti një investim prej 58 milionë dollarësh.

Investimi u udhëhoq nga firma e investimit në bitcoin Fulgur Ventures ndërsa edhe punonjës të kompanisë u bënë pjesë e këtij raundi. Marrëveshja vë theksin tek rikuperimi i industrisë kripto e cila po rifiton besimin e investitorëve pas kolapsit të tregut me falimentimin e FTX në 2022.

Kompania me zyra qendrore në Zyrih dhe Singapor, ju jep mundësi investitorëve institucionalë të tregtojnë kriptmonedha dhe të sigurojnë hua. Gjithashtu ofron kujdestari të aseteve dixhitale ndërsa konsumatorët fitojnë interesa për asetet kripto që mbajnë.

Sygnum nuk ofron shërbime për konsumatorët indivualë. Regjistruar në Lihtenshtajn, kompania synon të ofrojë shërbimet e saj në mbarë tregjet Europiane dhe zonën ekonomike Europiane.

Sygnum tha se të ardhurat nga produktet e saj tregtare – si kripto spot, derivatet, këmbimi valutor dhe letrat me vlerë tradicionale – kishin tejkaluar totalin e vitit të kaluar deri në tremujorin e tretë të 2024.

/PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *