CEO i Apple Steve Jobs prezantoi MacBook Air plot 17 vite më parë në konferencën Macworld & Expo në San Francisco duke çuditur audiencat me një dizajn revolucionar që vendosi edhe standardet e industrisë.
Asokohe Jobs prezantoi MacBook Air duke e nxjerrë nga një zarf për të vënë theksin tek profili i hollë i laptopit. Modeli origjinal kishte ekran 13.3-inç, procesor Intel Core 2 Duo, SSD 64GB që ishte diçka e radhë për laptopët konsumatorë në 2008 dhe një dizajn të unifikuar prej alumini.
Nuk kishte veçori standarde të kohës si disk optik apo portë Ethernet. Por kishte një portë kufjesh, portë USB dhe porta Micro-DVI.
17 vite më vonë dhe MacBook Air mbetet një prej produkteve më ikonike të linjës Mac duke ofruar një pikë hyrëse në ekosistemin e harduerëve të kompanisë. Në 2020-ën Apple solli procesorët e dizajnuar prej saj në MacBook Air në formën e çipi M1 duke mundësuar performancë dhe efikasitet të pashoq.
Në 2022 kompjuteri u ridizajnua plotësisht ndërsa në 2024 solli një model 15-inç. /PCWorld Albanian