January 11, 2025
fgdh.jpg


Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma zhvilloi një vizitë në platformën CARE Albania, ku pati mundësinë të takojë afganë që po përfitojnë nga mbështetja dhe mikpritja e Shqipërisë.

Gjatë vizitës, Verma mori pjesë edhe në një tryezë diskutimi me gra afgane, duke vlerësuar forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre përballë sfidave. “Forca dhe rezistenca e jashtëzakonshme e këtyre grave vazhdon të na inspirojë,” u shpreh ai, duke theksuar përkushtimin e SHBA-së për t’i mbështetur ato në këtë periudhë kritike.

Verma theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të ndërtuar shpresë dhe një të ardhme më të ndritur, duke vlerësuar rolin e Shqipërisë si një shembull i solidaritetit dhe mikpritjes.

 





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *