January 11, 2025
DJT7XBAHKJO2VKWUMK4DJDEZNI.jpg


Ditën e Enjte Nvidia kritikoi planin e administratës Biden për të vendosur kufizime të reja mbi eksportet e çipeve AI duke thënë se lideri Amerikan nuk duhet të ndërhyjë ndaj administratës së presidentit të ardhshëm duke vendosur politika të minutës së fundit.

Do të inkurajonim presidentin Biden të mos ndërhyjë kundrejt presidentit të ardhshëm Trump duke miratuar një politikë e cila vetëm do ta dëmtojë ekonomikë Amerikane, ta kthejë atë pas, dhe të veprojë në interes të kundërshtarëve të SHBA-ve,” tha zëvendës presidenti i Nvidia Ned Finkle.

Departamenti Amerikan i Tregtisë dhe Shtëpia e Bardhë nuk komentuan deklaratën. Autoritetet Amerikane kishin bërë një plan për eksportet globale të çipeve AI dhe vendosur kufizime ndaj Kinës.

Bloomberg tha se kufizime e reja do të shpalleshin shumë shpejtë duke shtuar se disa kundërshtarë të SHBA-ve do tu bllokohej aksesi në këtë çipe.

Finkle tha se politika e re, e cila shitet si një “lëvizje kundër Kinës” do të prekte kompjuterët në mbarë botën dhe të shtynte vendet e botës drejt alternativave të tjera teknologjike.

Kjo politikë e administratës së Bidenit në minutën e fundit do të ishte një trashëgimi që do të kritikohet nga industria amerikane dhe komuniteti global,” tha Finkle.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, në mandatin e tij të parë në detyrë, vendosi kufizime në shitjen e teknologjisë amerikane në Kinë duke përmendur sigurinë kombëtare. Mandati i dytë i Trump fillon më 20 janar. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *