January 11, 2025
Populli.png


Lëvizja Populli ka reaguar ne lidhje me shkarkimin të deputetes së Frontit Europian, Ilire Dauti nga Komisioni për Politikë Sociale.demografi dhe rini.

Nga Lëvizja Populli thonë se ky veprim është shfaqje e nacionalizmit maqedonas kundër kauzës shqiptare.

Reagimi i plotë:

Lëvizja POPULLI konsideron që shkarkimi i zonjës Ilire Dauti nga posti i kryetares së Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, është një dëshmi e qartë e polarizimit nacionalist maqedonas të reshtuar reth kauzës së tyre antishqiptare dhe në dëm të kohezionit ndëretnik në vend, kohezion i krijuar nën frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Poashtu, është për të ardhur keq indiferenca dhe servilizmi i VLEN-it karshi politikës antishqiptare të qeverisë monoetnike, të cilët në vend që të jenë në mbrojtje të vlerave kombëtare, e kanë zgjedhur mbrojtjen e interesave të tyre personale dhe klanore.

Deputetët e Frontit Europian do të vazhdojnë që, me dinjitet të lartë kombëtar të mbrojnë interesat shqiptare, duke qenë garancë që edhe më tutje do të mbetet i bllokuar miratimi i ligjit për “branitellat” dhe të njëjtin ta kushtëzohet edhe me ligj për ish ushtarët e UÇK-së” thuhet në kumtesën e Lëvizjes Populli.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *