January 11, 2025
473011860_1138826234281737_7170541863740841885_n.webp.webp


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me kandidstët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka vizituar Komunë e Kamenicës, ku ka thënë se mbështetja e tyre është e pakursyer ndaj VV-së.

Konjufca, tutje ka thënë se qytetarët e Kamenicës janë të bindur se rrugën e nisur bashkë do ta vazhdojnë fuqishëm drejt 500 mijë votuesve për Vetëvendosjen.

“Pasditen në Dardanë, bashkë me kandidatët për deputetë e kaluam në takime të organizuara ndaras në fshatrat Muqivërc dhe Hodonovc.

Mbështetja e banorëve, cep më cep të Dardanës për Lëvizjen është e pakursyer. Ata janë të bindur se rrugën e nisur bashkë do ta vazhdojmë edhe më fuqishëm drejt 500 mijë votuesve për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka bërë të ditur kryekuvendari Konjufca, përmes një njoftimi në facebook.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *