January 11, 2025
a4deec40-ceda-11ef-bf79-82ab0b7f.jpg


Grok, asistenti AI i cili për arsye të pakuptueshme, ishte integruar në X, tani është i disponueshëm si aplikacion i dedikuar.

Njëlloj si versioni që ekziston në formën e një tabi në rrjetin social, aplikacioni Grok mund të përdoret për të gjeneruar imazhe, përmbledhje tekst dhe përgjigjur pyetjeve me një ton bashkëbisedues.

Aplikacioni fillimisht u testua me një numër të kufizuar përdoruesish në Dhjetor të 2024, në momentin që X debutoi një plan pa pagesë të Grok i disponueshëm për të gjithë.

Më përpara, për të përdorur Grok duhej të kishit një plan me pagesë të paktën 8 dollarë në muaj të X Premium. Megjithatë plani pa pagesë ka edhe kufizimet e veta. Mund të bëni vetëm 10 kërkesa çdo dy orë dhe tre analiza imazhi në ditë.

Këto kufizime natyrisht aplikohen edhe në aplikacionin e dedikuar Grok. Për ta përdorur mund të kyçeni me një llogari Apple, llogari X, llogari Google ose përmes e-mail-it. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *