January 11, 2025
900-0-1736456217xmajko-berisha-682.jpeg


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaron se ndaj deputetit socialist Pandeli Majko nuk ka asnjë material kallëzues apo procedim penal.

“Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko”, thuhet në reagimin zyrtar të SPAK.

Kryetari i PD-së deklaroi pak ditë më parë se deputeti i Partisë Socialiste ka rënë në përgjimet e SHISH si “kriminel elektoral” dhe se oficeri i SHISH që kreu përgjimet, sipas Berishës, “merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe shkon e dorëzon në Skap. Po, dokument zyrtar”.

Ndaj kësaj deklarate, deputeti i PS, Pandeli Majko ka kërkuar nga SHISH ti vendos në dispozicion materialin e pretenduar nga Berisha



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *