January 10, 2025
policia-armet.jpg


Policia ka shpërndarë pamjet nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Astir ku  një 21 vjeçare u mbajt e mbyllur në banesë.

Nga pamjet shihen në sipërfaqen e tavolinave armët që dyshohet se janë të të rinjve që janë shpallur në kërkim.

Ndërkaq kujtojmë se kanë kaluar 24 orë nga ngjarja që mori vëmendjen e opinionit publik, dhe deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë shpallur në 5 persona dhe kanë mbajtur të mbyllur në banesë 21-vjeçaren S.Q. Policia nuk sqaron se si mundën të ikin 5 persona në kërkim, teksa në momentin që blutë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ishin në një bar poshtë pallatit, por dhe kanë lëvizur me makina kur policia bllokoi të gjithë lëvizjen në zonë.

Gjithashtu në deklaratën e saj për mediat të enjten, policia e Tiranës tha se ishte vajza që telefonoi por në fakt denoncimi është bërë nga familjarët e saj pasi ishin lajmëruar nga 21 vjeçarja.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *