January 10, 2025
Rafael-Leao-Milan-Supercoppa-celebrate.jpg


Rafa Leao, sulmuesi i Milanit, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në fund të Superkupës së Italisë, të fituar nga kuqezinjtë ndaj Interit dhe Juventusit.

Rafael-Leao-Milan-Supercoppa-celebrate

Deklarata rrethanore, teksa në thuajse 48 orë distancë, portugezi vjen me të tjera informacione lidhur me trofeun më të fundit kuqezi. Në ndeshjen e parë mungoi për shkak dëmtimi ndërsa në finale i mjaftuan rreth 40 minuta për të orientuar sfidën në binarë kuqezi. Falë tij, “Djalli” fitoi Superkupën e Italisë për herë të 8-të në historinë e tij, duke barazuar Interin në vendin e dytë në listën e nderit – i pari Juventus me 9 trofe të fituar.

Deri pak orë më parë ishit në dyshim, ndërsa më pas vendosët finalen. Si ndiheni?

U emocionova. Të fitosh diçka me Milanin është shumë bukur. Titulli ishte diçka e mrekullueshme. Dy vite më parë humbëm kundër Interit, sot ishte një “hakmarrje” personale dhe kolektive. Ne folëm për këtë në dhomat e zhveshjes para ndeshjes. Skuadra bëri një punë të pabesueshme. Falënderoj trajnerin pasi solli mentalitetin fitues. Të gjithë janë të lumtur dhe unë po ashtu.

Cila është gjendja juaj fizike?

Kur mbërrita në Riad, menjëherë nisa punën me synimin për të qenë në finale. Energjia dhe mentaliteti na bënë të mendojmë se do të fitonim kundër Juventusit. Trajneri më pyeste çdo ditë si isha dhe nuk kam menduar kurrë për dëmtimin, por vetëm për të ndihmuar shokët. Kam hyrë në fushë kundër Interit me mendje të zbrazët, me dëshirën për të dhënë kontributin tim për ekipin dhe jam i lumtur.

Çfarë menduat pas 2-0?

Që do të ishte e vështirë, por nuk u dorëzuam për asnjë moment. Edhe pasi hyra në fushë jam munduar për të ndihmuar ekipin edhe në aspektin mbrojtës. Më pas shkoi mirë për ne, por suksesi erdhi sepse nuk u dorëzuam kurrë.

Çfarë do t’ju japë ky trofe?

Superkupa na jep mundësinë për të ndryshuar sezonin. Në fakt që tani ka një ndryshim të pabesueshëm. Përfituam nga disa pushim, arritëm të festojmë disi me tifozët tanë, sepse ata e meritojnë. Ishim në një moment të vështirë, por ky trofe na sjell gëzim për tifozët dhe për të rinjtë në ekip, të cilët e kuptuan se çfarë do të thotë të fitosh me këtë fanellë. Mendoj se tani të gjithë jemi gati për atë që do të vijë në vazhdim të sezonit.

A ishte kjo ndeshja juaj më e mirë e sezonit?

Jo, ishte një ndeshje skuadre, të gjithë bëmë një punë të shkëlqyer, jemi shumë të lumtur. U munduam të shfrytëzonim cilësitë tona dhe besoj se bëmë diçka pozitive.

E prisnit më 29 dhjetor që në një javë distancë do të ishit duke triumfuar në Superkupë?

Ndoshta jo, por kur erdhi trajneri na solli një tjetër energji siç thashë edhe pas suksesit kundër Interit. E ndiem absolutisht një ndryshim. Personalisht, duke parë ndeshjen kundër Juves nga jashtë u ndjeva edhe më shumë i motivuar.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *