January 10, 2025
472910568_1152243542936038_7374998968369382121_n.webp.webp


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Prizren, ku ka vizituar familjen Shabani, Çabrati dhe Haxhimaxhuni.

Sipas, kryeministrit Kurti këto tri familjë kanë biznese familjare në të cilat janë të punësuar edhe qyetetarë të vendit tonë dhe se kanë dhënë me vite ndikim pozitiv në zhvillimin e ekonomisë vendore.

“Para se të prezantojmë punët tona para qytetarëve të Prizrenit, ndalova për vizitë në shtëpitë e familjeve Shabani, Çabrati dhe Haxhimaxhuni.

Familja e Haxhi Ismet Shabanit me prejardhje nga Opoja, është prodhuese e ëmbëlsirave si bakllavaja, çokolata dhe kadaifi e që shiten në rrjetin e lokaleve të tyre “SaraySëeets”. Për dy vjet e gjysmë kanë arritur të punësojnë mbi 100 punëtorë nga tetë sa i kishin në fillim. 80% e punëtorëve janë gra.

Kurse famija Çabrati është pronare e kompanisë “Burak” që bën shitje të autopjesëve dhe motoçikletave me shtrirje në Prishtinë, Tiranë e Shkup. Më i vjetri i familjes, Haxhi Bashkimi, është gjithashtu kultivues i muzikës mistike islame, dhe kishte aftësi të jashtëzakonshme në instrumentin 75 telësh të kanunit.

Te shtëpia e Haxhimaxhunëve diskutuam për zhvillimin e nevojshëm ekonomik të komunës së Prizrenit. Bizneset e këtij rajoni meritojnë vëmendje qendrore në planifikimin e politikave zhvillimore ekonomike.

Përherë falënderues për punën, ndershmërinë dhe kontributin e familjeve punëtore e bizneseve familjare të vendit tonë.”, ka bërë të ditur kryeministri Kurti përmes një njoftimi në facebook.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *