January 10, 2025
5bf4e80b-8606-4ef5-87a1-44a97f7f0139.jpg


Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në ceremoninë e inagurimit të Poliklinikës së Specialiteteve në Shkodër.

“Një tjetër investim madhor nga buxheti i shtetit për shëndetësinë, me ambiente të transformuara, kushte moderne dhe e pajisur me aparatura të reja diagnostikuese për rreth 200,000 banorë.

Me një sipërfaqe prej 1300 m² dhe vlerë totale prej 120 milionë lekë të reja, janë zgjeruar  shërbimet shëndetësore nga 14 në 22 specialitete.

Specialitete të reja si kirurgjia, ortopedia, infektivi, toksikologjia, obstetrik-gjinekologjia dhe pediatria, fizioterapia, si dhe kabinetet moderne për imazheri, radioogragi, ekografi, mamografia dhe ORL, janë risi e këtij investimi që garanton kujdes shëndetësor të standardeve të larta për Shkodrën dhe zonat përreth”, shprehet Rama.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *