Luajtësi popullor open-source i videove, VLC, demonstroi në CES 2025 përkthimin dhe titrimin në kohë reale të videove.
Organizata VideoLAN e cila zhvillon aplikacionin, publikoi një video ditën e Marte ku presidenti Jean-Baptise Kemph tregonte funksionalitetin e ri duke përdorur modelet AI open-source për gjenerimin e titrave të videove në disa gjuhë të ndryshme.
Kempf tha se më shumë se 100 gjuhë janë planifikuar të mbështeten. Akoma më i rëndësishëm është fakti se funksionon lokalisht pa pasur nevojë për shërbimet cloud.
Titrimi përmes inteligjencës artificiale ka qenë nën zhvillim prej disa kohësh në formën e një shtese duke përdorur sistemin e njohjes së zërit Whisper të OpenAI.
Por kjo demo tregon se një funksionalitet i tillë është integruar direkt në aplikacionin VLC dhe përkthen titrat në kohë reale. Ende nuk është vendosur debutimi i veçorisë.
Kësaj jave VideoLAN gjithashtu festoi 6 miliardë shkarkime. /PCWorld Albanian