Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma.
Zyra e Presidences përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se takimi pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:45.
“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma”, thuhet në komunikatë.