January 10, 2025
hekuran-murati-1-rama.png


Kryetari I Prishtinës Përparim Rama sot në një konferencë për media akuzoi qeverinë e Kosovës për mungesë të përkrahjes për projekte të ndryshme.

Ministri i finacave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook e ka demantuar kryetarin Rama duke paraqitur një grafikon ku ndihma e qeverisë së Kosovës ndaj Komunës së Prishtinës është dukshëm më e lartë se në qeverisjet e kaluara.

Murati ka thënë se në bazë të statistikave  ka rritje të theksuar të mbështetjes me buxhet nga Qeveria në tri vitet e fundit.

“Siç edhe mund të shihet, ka rritje të theksuar të mbështetjes me buxhet nga Qeveria në tri vitet e fundit. Por ç’e do këtë rritje kur Komuna e Prishtinës në vazhdimësi e mbyll vitin me suficit, sepse nuk arrin të implementojë buxhetin që vet e harton” ka shkruar Murati

Ministri Murati ka kritikuar kryetarin e Prishtinës për mungesë të investimeve dhe tepricë të buxhetit në shumën prej mbi 33 milionë euro prandaj  Kryetari i Komunës Rama, në vend se të kërkojë fajtorin gjetiu, bën mirë që të përqëndrohet në kryerjen e punëve për të cilat u ka premtuar qytetarëve.

“Në vitin që sapo lamë pas, suficiti (buxheti i pashpenzuar) i Komunës së Prishtinës rezulton mbi 33 milionë euro.

Po kaq, 33 milionë euro, është buxheti i Komunës së Podujevës. Pra imagjinoni se sa punë arrin të bëjë Komuna e Podujevës me këtë buxhet, kaq pra i tepron Komunës së Prishtinës e qytetarëve të Prishtinës u mohohen ato projekte për shkak të mos-realizimit.

Andaj, Kryetari i Komunës Rama, në vend se të kërkojë fajtorin gjetiu, bën mirë që të përqëndrohet në kryerjen e punëve për të cilat u ka premtuar qytetarëve”



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *