January 10, 2025
REDAKT.Mbi-100-intervenime-dominuan-zjarret-ne-hapesira.jpeg


Sipas planit të ndërmarrjes shtetërore të pyjeve, pritet që gjatë muajve të ardhshme, atje ku ka patur zjarre dhe dëme në pyjet, të realizohen edhe aksione për pyllëzim si në Komunën e Dibrës ashtu edhe në Komunën e Qendër Zhupës. Të gatshëm për pjesëmarrje në aksionet e pyllëzimit kanë shprehur edhe shoqatat qytetare si dhe Komuna Dibër

Vjollca SADIKU

Dibër, 9 janar – Gjatë vitit 2024, Njësia e Zjarrfikësve në Dibër intervenoi 102 herë. Janë intervenime si në objekte ashtu edhe në hapësira, por edhe intervenime teknike dhe intervenime gjatë aksidenteve automobilistike. Në krahasim me një vit më parë, respektivisht në 2023, pothuajse intervenimet sipas numrit kanë qenë përafërsisht të njëjta, por diferenca e intervenimeve është tek intervenimet në shuarjen e zjarreve në hapësirë, ku ka një rritje të numrit.

Një Njësinë e Zjarrfikësve në Dibër na informuan se ka qenë një vit, ku sipas numrit, intervenimet kanë qenë mesatarisht si vitet të kaluara. Por diferenca është në aspektin e dëmeve që janë regjistruar nga zjarret meqë vitin e kaluare, dëmet kanë qenë më të ulëta. Udhëheqësia e Njësisë në fjalë potencon se në krahasim me vitin 2023, në 2024 pjesa dërmuese e intervenimeve ka qenë në shuarjen e zjarreve në hapësira. Komisari i Njësisë Antizjarr në Dibër, Xhetan Miftaroski për gazetën KOHA tha se nga gjithsej 102 intervenime, 83 kanë qenë në hapësirë.

“Gjatë vitit që kaloi, ka patur shumë zjarre në hapësirë si në Komunën Dibër, ashtu edhe në Komunën Qendër Zhupë. Kemi intervenuar me shumë suksese, por në disa raste kemi kërkuar edhe ndihmë nga institucionet qendrore të vendit, të cilët në shuarjen e zjarreve në Dibër kanë përdorur edhe aeroplanin special, i cili ka përdorur ujë nga liqeni i Dibrës. Intervenimi ka qenë shumë i suksesshëm dhe ne jemi të kënaqur. Nga 102 intervenime në vitin 2024, 83 janë në hapësirë, 12 në objekte, 14 kanë qenë intervenime teknike, si dhe 3 intervenime kemi patur në aksidente automobilistike”, tregon Miftaroski.

Po sipas tij, në krahasim me një vit më parë (2023) kur kanë qenë të regjistruar 98 intervenime, në 2024 ka një rritje të numrit të intervenimeve, megjithëse sa i takon dëmeve materiale, të njëjtat kanë qenë më të vogla.

Në lidhje me ekipin e zjarrfikësve, Miftaroski thotë se në çdo intervenim ka qenë shumë i suksesshëm. Ai po ashtu potencon edhe rolin shumë pozitiv të bashkëpunimit me Komunën Dibër, si dhe me njësitë të Drejtorive për Shpëtim dhe Menaxhim të Krizave, por edhe me institucionet tjera siç janë policia, policia pyjore, ndërmarrja e pyjeve… Sipas planit të ndërmarrjes shtetërore të pyjeve, pritet që gjatë muajve të ardhshme, atje ku ka patur zjarre dhe dëme në pyjet, të realizohen edhe aksione për pyllëzim si në Komunën e Dibrës ashtu edhe në Komunën e Qendër Zhupës. Të gatshëm për pjesëmarrje në aksionet e pyllëzimit kanë shprehur edhe shoqatat qytetare si dhe Komuna Dibër. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *