January 9, 2025
besa-feston-golin-e-Kanu-ndaj-Lushnjes.jpeg


Kavajasit vijojnë të jenë aktiv në merkaton e janarit. Pasi bënë të vetin sulmuesin Greca dhe mesfushorin Migone, tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar në afrimin e një qendërsulmuesi. Në grupin që mbylli 2024- ën, dikur në dispozicion të Mirel Josës dhe sot të Emiljano Çelës, ndodhet vetëm një qendërsulmues, Kanu.

besa feston golin e Kanu ndaj Lushnjes

Ai e ka justifikuar pjesërisht këtë post, pasi nuk është shfaqur si një gjahtar golash, duke shënuar vetëm 5 të tillë. Ndërkohë, dy mbrojtësit Frashëri e Goxha kanë shënuar nga 2 gola. Kryeson si golashënues Mazrekaj me 9 gola të shënuar. Thënë ndryshe, verdhezinjtë kanë nevojë për të afruar në këtë fazë të kampionatit edhe një qendërsulmues tjetër. Të pyetur rreth këtij fakti, drejtuesit e Besës deklarojnë se është e vështirë të gjesh sot qendërsulmues pa kontratë në Shqipëri, ndaj kërkimet i kanë përqendruar në tregun e huaj. Deri në këto momente, një afrim i tillë nuk ka ndodhur, edhe pse është i domosdoshëm. Besa është ekipi që ka pësuar më pak gola pjesën e parë të sezonit, vetëm 5 të tillë, ndërkohë që ka shënuar 26. Kur sheh se qendërsulmuesi Kanu ka shënuar vetëm 5 gola, kupton se verdhezinjtë i kanë gjetur golat me manovra të tjera sulmuese.

Kanë qenë Mazrekaj e Spahiu lojtarët anësorë që jo vetëm kanë shënuar, por kanë “gatuar” golat për të ruajtur me pasimet e tyre. Besa mban vendin e tretë dhe pas 2 sfidash në shtëpi me Burrelin e Erzenin, kavajasit do udhëtojnë drejt Vorës. Kështu që afrimi sa më i shpejtë i një sulmuesi dhe përshtatja e tij me grupin bëhet e domosdoshme. Përtej aludimeve mediatike, konfirmohet se përveç 5 largimeve, tashmë të bëra publike, e gjithë pjesa tjetër e futbollistëve do të vijojnë të kontribuojnë për Besën, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Mbetet për t’u parë se çfarë afrimesh të tjera do të bëjë presidenti Bizhdili deri në afatin përfundimtar të mbylljes së merkatos së janarit.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *